Është identifikuar viktima e gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme rreth orës 20:10 në Babrru, Kamëz. Bëhet fjalë për Hajdar Ismailgecin 40 vjeç, i cili u vra me mjet prerës, dyshohet thikë, në rrethana që ende po hetohen.
Viktima u gjet i pajetë në mes të rrugës pranë shkollës 9-vjeçare “Azem Hajdari”.
“Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, ju informojmë se është identifikuar viktima, shtetasi H. I., 40 vjeç. Grupi hetimor po vijon veprimet me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, sqaroi policia.
Kamëz/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, ju informojmë se është identifikuar viktima, shtetasi H. I., 40 vjeç.
Grupi hetimor po vijon veprimet me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.