Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka sulmuar kryeministrin Edi Rama duke e quajtur “kloun ndërkombëtar”, teksa u shpreh se kreu i qeverisë u tall me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.
“Edi Rama shfrytëzoi samitin e Bashkimit Politik të Europës për të përqeshur, për t’u tallur me presidentin e SHBA”, deklaroi Berisha.
Kreui PD-së shtoi se ky është shërbimi më i keq ë Rama mund t’u bëjë shqiptarëve.
“Edi Rama, kllounadën e tij, që e filloi në sallën e samitit, e vazhdoi më vonë me mediat, duke bërë të njëjtat deklarata. Në darkë u përpoq të marrë kthesën duke dëshmuar edhe njëherë se sa hipokrit dhe i pakarakter është”, theksoi ai.
Sali Berisha: Dje shqiptarët, europianët dhe qytetarët e mbarë botës panë se kreu i organizatës kriminale të Tiranës është njëherashi edhe klouni ndërkombëtar.
Edi Rama shfrytëzoi samitin e Bashkimit Politik të Europës për të përqeshur, për t’u tallur me presidentin e SHBA.
Konkretisht, me një proces të suksesshëm paqeje siç ishte paqja e Kaukazit.
Edi Rama, kllounadën e tij, që e filloi në sallën e samitit, e vazhdoi më vonë me mediat, duke bërë të njëjtat deklarata.
Në një akt të verbër, kukulla e Xhorxh Sorosit, mendoi se ky është shërbimi më i madh që mund t’i bëjë këtij të fundit.
Por ky është shërbimi më i keq që Edi Rama mund t’u bëjë shqiptarëve.