“Shqiptarët me kryeministrin më mizogen në Europë”- Sali Berisha: Gratë paguajnë çmimin e narkodiktaturës!

Shqipëria

“Shqiptarët me kryeministrin më mizogen në Europë”- Sali Berisha: Gratë paguajnë çmimin e narkodiktaturës!

Më: 4 tetor 2025 Në ora: 12:38
Kreu i PD-së, Sali Berisha

Kreu i PD-së, Sali Berisha, në konferencën “Të bësh ndryshimin: nga influencues në vendimmarrës”, u shpreh se gartë në vendin tonë, sipas tij, po paguajnë çmimin e narkodiktaturës.

Berisha theksoi se dhuna ndaj tyre është në nivelet më të larta, duke shtuar se “shqiptarët kanë kryeministrin më mizogen në Europë”.

“Jeta e gruas shqiptare në narkodiktaturën autoritare të bazuar mbi drogën është me shumë drama, është jashtëzakonisht e dhimbshme”, deklaroi kryedemokrati.

Duke shtuar: “Shqipëria, duhet ta kenë të qartë, se kanë kryeministrin më mizogen në Europë. Kryeministër që agreson, zyrtaret, ministret, edhe gazeret, edhe para kamerave, nuk përmbahet. Agreson fizikisht”.

Sali Berisha: Sot, ato janë punonjëse, punëtore, ekspertet më të keqpaguara në gadishullin e Ballkanit. Por, jeta e gruas shqiptare në narkodiktaturën autoritare të bazuar mbi drogën është me shumë drama, është jashtëzakonisht e dhimbshme. Çfarë ndodh me instalimin e narkoshtetit?

Paraja e drogës, është një para toksike, e cila shkatërron me mijëra e mijëra vende pune, falimenton me qindra ndërmarrje eksporti dhe le si alternativë të vetme për të rinjtë shqiptarë, largimin nga Shqipëria.

Nuk gjen kund në Europë me vatra bosh, sepse fëmijët janë larguar. Nënat kryefamiljare, sepse burrat janë larguar në emigracion. Nuk ka një vend tjetër të dytë, ku dhuna ndaj grave të ketë këtë agresivitet që ka në Shqipëri dhe që kjo, duhet ta pranojmë. Në qoftë se, trashëgimia jonë, nuk është se na bën dhe shumë nder raportet gjinore, por përsa i përket vrasjes, ajo ka qenë eksepsioni  i të gjitha ekscepsioneve në traditën tonë.

Kurse sot, ne numërojnë numrin më të lartë të vrasjeve të grave, sepse nuk ka një mbrojtje. Sot dhuna nxitet.

Shqipëria, duhet ta kenë të qartë, se kanë kryeministrin më mizogen në Europë. Kryeministër që agreson, zyrtaret, ministret, edhe gazeret, edhe para kamerave, nuk përmbahet. Agreson fizikisht.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat