Kivi shqiptar bëhet eksporti i ri i artë, fermerët e Elbasanit e shesin para se të vjelin

Shqipëria

Kivi shqiptar bëhet eksporti i ri i artë, fermerët e Elbasanit e shesin para se të vjelin

Më: 5 tetor 2025 Në ora: 13:01
Foto ilustrim

Jani Avdiu nga fshati Shirgjan i Elbasanit së bashku me vëllezërit e tij kanë investuar në mbjelljen e 1 mijë rrënjë kivi.

Prej disa vitesh në prodhim, fermerët duken shumë të kënaqur me kulturën e re në vendin tonë, por sipas tyre, shumë fitimprurëse.

Edhe pse duhen edhe rreth 20 ditë që të fillojë vjelja, fermeri e ka shitur në advancë të gjithë prodhimin i cili shkon për eksport.

Disa zona në qarkun e Elbasanit, si Librazhdi, Peqini e Belshi kultivojnë kivin tashmë prej 10 vitesh dhe duket se toka, por edhe klima janë të përshtatshme për frutin ekzotik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat