Policia e Sarandës ka arrestuar një 44-vjeçare e cila përmes shantazhit dhe kërcënimit në rrjetet sociale, i mori 5000 euro një shtetaseje.
Në pranga u vu shtetësja Z. H., 44 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.
Kjo shtetase dyshohet se, përmes shantazhit dhe kërcënimeve në rrjetet sociale, i kishte marrë një 39-vjeçareje nga Saranda shumën prej 5000 eurosh dhe vijonte ta kërcënonte për t’i marrë edhe 50 000 euro të tjera.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.