Tronditet Shqipëria/ Vritet me armë zjarri gjyqtari Astrit Kalaja në ambientet e Gjykatës së Apelit - policia jep detaje

Shqipëria

Tronditet Shqipëria/ Vritet me armë zjarri gjyqtari Astrit Kalaja në ambientet e Gjykatës së Apelit - policia jep detaje

Nga: Bota sot Më: 6 tetor 2025 Në ora: 16:29 Përditësuar në ora: 17:04 më 06.10.2025
Astrit Kalaja

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, policia del me njoftim zyrtar: Autori Elvis Shkambi! Plagosi babë e bir me të cilët ishte në gjyq

Policia e Shtetit, ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën e Apelit, gjatë një procesi gjyqësor.

Sipas policisë, autori i ngjarjes është 30-vjeçari Elvis Shkambi, i cili ka qëllua me vdekje ne sallën e gjyqit Astrit Kalanë, ndërsa ka plagosur babë e bir, Rakip Kurtaj dhe Ervis Kurtaj, me të cilët ishte në proces gjyqësor për çështje pronësie.

Mësohet se Rakip Kurtaj dhe Ervis Kurtaj, janë dërguar në spitalin e Traumës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e DVP Tiranë, të Elvis ShkambiT, si dhe kanë sekuestruar armën e krimit.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:40, në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, gjatë një procesi gjyqësor, dyshohet se shtetasi E. Sh., 30 vjeç (palë në proces) ka qëlluar me armë zjarri drejt gjyqtarit, shtetasit A. K., dhe shtetasve R. K., 65 vjeç dhe E. K., 45 vjeç, atë e bir (pala tjetër në proces).

Si pasojë ka humbur jetën shtetasi A. K. dhe janë plagosur shtetasit R. K. dhe E. K, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur  kapjen dhe shoqërimin në ambientet e DVP Tiranë, të autorit të dyshuar, shtetasin E. Sh., si dhe kanë sekuestruar armën e krimit.

Në vijim do të jepet informacion më i plotë për ngjarjen.

Origjina e konfliktit të pronësisë që solli vrasjen e gjyqtarit! Gjon Shkambi pretendonte godinën ku jetonin 31 familje në Shkodër

Gjon Shkambi është babai i Elvisit, të riut që u arrestua sot si autori i vrasjes së gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, Astrit Kalaja dhe plagosjes së dy të tjerëve, në një konflikt të dyshuar për motive pronësie, ku magjistrati duket se kishte dosjen për proces.

Dy vite më parë, në konfliktin e lindur në Shkodër për shkak të një çështjeje pronësie mes palëve, Gjon Shkambi pretendonte se ishte pronari i godinave ku jetonin të paktën 31 familje.

Banorët e kishin hedhur në gjyq dhe akuzuar për marrjen e pronave. Por Shkambi pretendonte se i kishte me dokumentacione dhe i ka fituar përmes proceseve gjyqësore.

Teksa kërkonte që Përmbarimi të vepronte, duket se procesi gjyqësor ka vijuar deri në kulmimin e sotëm në përgjakje fatale.

Në vitin 2020, zyrën private të përmbarimit e kthyen mbrapsht me pretendimin se personi që pretendon se është pronari i tokës, ka dokumentet false dhe që atëherë çështja e 31 familjeve në lagjen “Skenderbeg” në Shkodër, po zvarritet neper dyert e institucioneve.

Banorët e denoncuan se Shkambi po prishte banesat e tyre. Dhe kështu procesi e konflikti mes palëve ka vijuar.

Në vitin 1992, këto 31 familje, me vendim të bashkisë Shkodër janë vendosur në godinën e ish-shkollës së rezervave të ndërtimit, që pretendohet nga Shkambi.

Banorët thonë se prona është akoma shtetërore dhe dokumentet janë falsifikuar nga pretenduesi. Por Shkambi ka këmbëngulur se është pronari i tokës të ish-shkolla e rezervave.

Dhe duket se në tension e sipër për humbjen e gjyqit, djali i Gjonit, Elvisi, ka shkuar i armatosur sot në Gjykatën e Apelit, duke vrarë gjyqtarin Astrit Kalaja dhe plagosur dy persona të tjerë.

Çfarë tha Gjon Shkambi më 2023:

“Kam dokumente të rregullta. Banorët nuk duan të dalin. Përmbarimi ka nisur procesin, ka liruar e më ka dorëzuar dy prej tyre. Kam kërkuar mbështetjen e Policisë për të ndërhyrë dhe liru banesën. Ata nuk po pranojnë të dalin, shpresoj se do veprojë dhe zbatojë ligjin, kam shpresë edhe te kryeministrin. Kam akt trashëgimie, marrëveshjeje, pronësie dhe burimi, ua vë në dispozicion, i kanë edhe institucionet më të larta të drejtësisë. Kam 10 vite në konflikt me ta, paguaj taksa prej vitesh për shtetin madje dikush merr e qira atje. I kam të trashëguara nga baba, i vë në dispozicion të gjitha dokumentet. Disa përmbarues e privatë i kanë korruptuar, por besoj se shteti do funksionoj. Kam procesverbal nga përmbarimi me veprim, nuk veproj unë, ka dokumente, i nxjerr Përmbarimi dhe jo unë. Policia në Shkodër është më e korruptuara, nuk vepron të zbatojë ligjin në këtë rast. Kemi bërë edhe kallëzim në Prokurori për Policinë, ashtu edhe Përmbarimi e ka kallëzuar Policinë”.

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, autori i dyshuar nip i ish-kandidatit për deputet, prej vitesh në gjyqe për çështje pronësie

Ngjarja e rëndë pasditen e sotme në Gjykatën e Apelit ka tronditur mbarë opinionin publik, pasi u vra me armë zjarri gjyqtari Astrit Kalaja.

Bëhet me dije se autori i dyshuar është Elvis Shkambi, nga Shkodra, i biri i Gjon Shkambit, i cili është vëlla me Pal Shkambi ish-kandidat pët deputet.

Ai ka patur një çështje pronësie në proces.

Teksa përveç vrasjes së gjyqtarit brenda ambienteve të sallës së gjyqit plagosi dhe dy persona të tjerë, babë e bir jashtë rrezikut për jetën.

Vrasja e gjyqtarit Astit Kalaja, të plagosur edhe dy persona babë e bir! Ja si paraqitet gjendja e tyre

Ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e sotme në ambientet e Gjykatës së Apelit të Tiranës, ku mbeti i vrarë gjyqtari Astrit Kalaja, ka lënë edhe 2 persona të plagosur.

Ata janë babë dhe bir.

Nuk dihen ende rrethanat dhe dinamika nëse edhe dy të plagosurit ishin shënjestra e autorit të dyshuar Elvis Gjon Shkambi, por hetimet janë ende në proces nga Policia dhe Prokuroria.

Mësohet se njëri nga të plagosurit ndodhet në sallë operacioni, po jashtë rrezikut për jetën dhe tjetri po merr mjekimin, gjithashtu pa rrezik jete.

U qëllua me armë zjarri në Gjykatën e Apelit, ndërron jetë në spital gjyqtari Astrit Kalaja

Ka ndërruar jetë prej plagëve të marra gjyqtari Astrit Kalaja, i cili u qëllua me armë zjarri ditën e sotme në ambientet e brendshme të Gjykatës së Apelit në Tiranë.

Gazetarja Klodiana Lala bënë me dije se Kalaja ka ndërruar jetë në spital prej plagëve që kishte marrë në trup.

Ndërkohë, policia ka vënë në pranga autorin e ngjarjes, Gjon Shkëmbi, i cili dyshohet se ishte në konflikt me Kalanë për çështje pronësie.

Përveç gjyqtarit Astrit Kalaja i cili ishte objekt i sulmit, nga autori i armatosur kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë, babë e bir.

Njëri prej tyre i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat