Aksident tragjik në aksin Mamurras–Milot, humb jetën këmbësori

Shqipëria

Aksident tragjik në aksin Mamurras–Milot, humb jetën këmbësori

Më: 6 tetor 2025 Në ora: 20:41
Foto ilustrim

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Mamurras–Milot.

Sipas informacioneve të para, një automjet ka përplasur një këmbësor, i cili ishte duke kaluar rrugën në momentin e ngjarjes.

Si pasojë e goditjes, këmbësori ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Burime bëjnë me dije se policia ndodhet në vend për të kryer veprimet hetimore dhe për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat