Tensione në Gjykatën e Apelit, kërcënohet punonjësi i sigurisë: Jeni për t’u vrarë

Shqipëria

Tensione në Gjykatën e Apelit, kërcënohet punonjësi i sigurisë: Jeni për t’u vrarë

Më: 10 tetor 2025 Në ora: 12:42
Foto ilustrim

Vetëm disa ditë pas ngjarjes së rëndë në Gjykatën e Apelit, ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja, këtë të premte ka ndodhur një incident tjetër.

Një person i identifikuar si Gentian Mali kërcënoi punonjësin e sigurisë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, tek hyrja e publikut, dhe u shoqërua në polici.

Personi i shoqëruar kishte një gjyq penal, ku ishte i përfshirë kunati i tij ndërsa është shprehur para punonjësit të sigurisë se: “Jeni për t’u vrarë të gjithë.”

Gentian Mali është kunati (bashkëshorti i motrës) i shtetasit L. Vladaj, ky i fundit u arrestuar disa kohë më parë në Han të Hotit për qëllim ekstradimi. Vladaj kishte seancën për shqyrtimin e ankimit të bërë në Apel këtë të premte, dhe Mali ishte bashkë me familjarë të tjerë në gjykatë. Ata kanë tentuar të futen në gjykatë por nuk lejoheshin pasi seanca ishte për masë sigurie me dyer të mbyllura.

L. Vladaj, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia pasi është i dënuar nga autoritetet italiane për shfrytëzim prostitucioni në bashkëpunim.

Kapja e tij u bë me qëllim ekstradimin drejt Italisë dhe është në pritje të vendimit gjyqësor në Tiranë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat