I dënuar me mbi 16 vite burg si pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës dhe p*ositucionit, arrestohet 56 vjeçari në Muriqan

Shqipëria

I dënuar me mbi 16 vite burg si pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës dhe p*ositucionit, arrestohet 56 vjeçari në Muriqan

Më: 11 tetor 2025 Në ora: 10:35
Foto ilustrim

Një 56-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është nga shërbimet e Policisë Kufitare në Muriqan me qëllim ekstradimin në Itali.

Spartak Joanu, banues në Fier, u kanë arrestua duke hyrë në territorin e Shqipërisë.

Gjykata e Apelit në Ankona e ka dënuar me 16 vjet e 4 muaj burg për veprat penale “Grup kriminal në trafikimin e lëndëve narkotike” dhe “Grup kriminal me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit”.

Njoftimi:

PKK Muriqan

Kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe arrestohet, me qëllim ekstradimin në Itali, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në hyrje të RSh-së shtetasin Spartak Joanu, 56 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Ankona, Itali, e ka dënuar me 16 vjet e 4 muaj burg për veprat penale “Grup kriminal në trafikimin e lëndëve narkotike” dhe “Grup kriminal me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit”, në zbatim të legjislacionit penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 56-vjeçarit në Itali.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat