Kreu i Shtetit, Bajram Begaj pret në Presidencë, Ursula von der Leyen

Shqipëria

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj pret në Presidencë, Ursula von der Leyen

Më: 13 tetor 2025 Në ora: 09:25
Ursula von der Leyen dhe Bajram Begaj

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj, ka pritur sot, 13 tetor, Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Pas këtij takimi në Presidencë, Von der Leyen do të pritet nga Kryeministri Edi Rama.

Në orën 10:00, pritet të zhvillohet një takim kokë më kokë mes tyre, i cili do të pasohet nga takimi bilateral mes dy delegacioneve.

Më pas, në orën 11:15, Kryeministri Rama dhe Presidentja e Komisionit Europian do të zhvillojnë konferencë të përbashkët për shtyp në Kryeministri.

Presidentja e Komisionit Evropian, ka zhvilluar takime herë pas here me udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor, me në fokus procesin e negociatave për anëtarësim. Që kur ka marrë këtë detyrë, Von der Leyen e ka shprehur se është e përkushtuar ndaj zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Ky takim në Tiranë vjen në sajë të turit që Von der Leyen nis nesër zyrtarisht në Ballkanin Perëndimor.

Përpos procesit të negociatave, do të diskutohet edhe Plani i Rritjes prej 6 miliardë eurosh të BE-së për Ballkanin Perëndimor për periudhën 2024–2027.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat