Zjarr i fuqishëm pranë një shkolle në Vlorë, dëgjohen dhe shpërthime

Shqipëria

Zjarr i fuqishëm pranë një shkolle në Vlorë, dëgjohen dhe shpërthime

Më: 14 tetor 2025 Në ora: 19:42
Vlorë

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka rënë pak momente më parë në një hapësirë toke pranë një shkolle në qytetin e Vlorës.

Sipas informacioneve paraprake, vendi ku ka shpërthyer zjarri ishte një zonë me shkurre dhe barishte të thata, çka ka ndihmuar në përhapjen e shpejtë të flakëve.

Bëhet me dije se janë dëgjuar edhe shpërthime të lehta, të cilat dyshohet të jenë fishekë të mbetur prej vitesh në atë zonë.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për neutralizimin e flakëve dhe për të shmangur rrezikun për shkollën dhe banesat pranë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat