Debati në Kuvend për gjenocidin serb, Tedi Blushi: Kosova nuk mbrohet me retorikë dhe mitingje

Shqipëria

Debati në Kuvend për gjenocidin serb, Tedi Blushi: Kosova nuk mbrohet me retorikë dhe mitingje

Më: 16 tetor 2025 Në ora: 13:45
Foto ilustrim

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar ashpër jashtë Kuvendit, duke theksuar se mbrojtja e Kosovës nuk mund të bëhet përmes retorikës dhe mitingjeve, por përmes veprimeve konkrete në organizmat ndërkombëtarë.

Blushi iu referua debateve në Kuvend mes PS dhe opozitës për gjenocidin serb.

“Përpjekjet e fundit janë për të shmangur retorikën e kota,” tha Blushi, duke shtuar se Kosova nuk mund të mbrohet me procedura të tilla.

Ai e lidhi  këtë situatë me një veprim të kryetarit të Kuvendit, i cili, sipas Blushit, ka pasur arsyet e tij për të ndërmarrë një veprim të tillë.

Tedi Blushi: Kosova nuk mund të shmanget me procedurë. Unë i di arsyet se pse kryetari i Kuvendit e bëri këtë akt të rëndë. Aleks Peleshi, për këto që ka e njeh historinë, ka qenë i fundit që takoi ose nxori në pritë Zai Fundon.

Ndaj këtë gjë e krahasova me përpjekjet e atyre që donin të vendosnin Jugosllavinë, para shqiptarëve. Është papranueshme që t’i bëhet thirrje opozitës për të ndjekur një thirrje të një antishqiptare, për të mbrojtur një çështje të Kosovës, këtu i referohem Ramës. Shqipëria mund ta mbrojë Kosovën, jo me retorikë, apo mitingje. Të mbrojë Kosovën në OKB, në NATO dhe organizmat e tjerë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat