Pse mungoi Altin Dumani në seancën çelëse të legjislaturës së re parlamentare? Zbulohet arsyeja

Shqipëria

Pse mungoi Altin Dumani në seancën çelëse të legjislaturës së re parlamentare? Zbulohet arsyeja

Më: 24 tetor 2025 Në ora: 11:52
Altin Dumani

Në seancën e parë plenare të Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 11 majit, vëmendje të veçantë mori mungesa e drejtuesit të SPAK, Altin Dumani.

Pyetur zyrtarisht nga mediat, SPAK sqaron se kryeprokurori Altin Dumani, ka pasur një agjendë të paracaktuar.

 Ku, për këtë shkak, nuk mundi të merrte pjesë në çeljen e legjislaturës së re parlamentare.

“Në përgjigje të kërkesës suaj, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, z.Altin Dumani, për shkak të një agjende të paracaktuar e pati të pamundur të ishte i pranishëm në seancës çelëse të legjislaturës së re parlamentare”-thuhet në përgjigjen e SPAK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat