Goditet një tjetër rast i tentativës për të korruptuar Policinë Rrugore në Durrës

Shqipëria

Goditet një tjetër rast i tentativës për të korruptuar Policinë Rrugore në Durrës

Më: 24 tetor 2025 Në ora: 14:28
Foto ilustrim

Procedohet penalisht një shtetas që ofroi para për të shmangur gjobën për përdorim të telefonit mobil gjatë ngasjes së automjetit në rrugën “Martin Camaj” në Durrës.

Shtetasi me inicialet D. L., banues në Fier, u kap nga policia rrugore Durrës duke përdorur telefonin mobil gjatë drejtimit të automjetit dhe për të shmangur gjobën ai u ofroi policisë dy mijë lekë, raporton KosovaPress.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë për 40-vjeçarin për veprën penale korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat