Thellohet tragjedia e Maliqit/ Pas nënës dhe djalit 14-vjeçar, ndërron jetë edhe 6-vjeçarja

Shqipëria

Thellohet tragjedia e Maliqit/ Pas nënës dhe djalit 14-vjeçar, ndërron jetë edhe 6-vjeçarja

Më: 24 tetor 2025 Në ora: 20:50
Ngjarja e rëndë ndodhi në Maliq ku një banesë ku ndodheshin nëna me dy fëmijët u përfshi nga flakët

Thellohet tragjedia në Korçë. Pas humbjes së jetës së 40-vjeçares Merjeme Azisllari dhe djalit të saj 14-vjeçar Luka Azisllari, ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme edhe 6-vjeçarja.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Maliq ku një banesë ku ndodheshin nëna me dy fëmijët u përfshi nga flakët. 40-vjeçarja dhe djali 14-vjeçar humbën jetën nga asfiksia.

Ndërsa 6-vjeçarja u dërgua në gjendje të rënduar në Pediatrinë e QSUT në Tiranë, por fatkeqësisht ka humbur jetën këtë të premte, pas rreth gjashtë ditësh.

Dyshohet se shkak për zjarrin të jetë bërë soba me dru.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat