Zgjedhjet e 9 nëntorit, KQZ lë jashtë Gjergj Nikën në Vlorë

Shqipëria

Zgjedhjet e 9 nëntorit, KQZ lë jashtë Gjergj Nikën në Vlorë

Më: 26 tetor 2025 Në ora: 16:20
Foto ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zyrtarizuar kandidatët për bashkitë Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik për zgjedhjet e 9 nëntorit.

Sipas KQZ-së, trembëdhjetë kandidatë kanë dorëzuar dokumentacionin përkatës për garën zgjedhore.

Në bashkinë e Vlorës, Partia Socialiste ka propozuar Brunilda Mersinin, ndërsa Partia Demokratike ka vendosur të mbështesë kandidatin e pavarur Dionis Sota. Në Berat, Partia Socialiste garon me Ervin Cecën, ndërsa opozita mbështet kandidatin e pavarur Pavlo Shkarpa.

Në Cërrik, Amarildo Hoxha garon si kandidat i pavarur me mbështetjen e opozitës, ndërsa Eligert Hima do të garojë gjithashtu si i pavarur nën siglën e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”. Socialistët kanë propozuar kandidatin Florenc Doka.

Ndërkohë, në Mat, Partia Socialiste ka propozuar Altin Bojnin, ndërsa Suzana Pasha, kryetare e Gruas Socialiste, ka shpallur kandidaturën e saj si e pavarur.

Ndërsa në Tepelenë, Gramoz Sako garon për PS, ndërsa opozita mbështet kandidatin e pavarur Gabriel Guma.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të mos regjistrojë kandidaturën e Gjergji Nikës, anëtar i Këshillit Bashkiak të Vlorës, për zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit.

Vendimi u mor gjatë mbledhjes së sotme të KQZ-së, ku kryetari Ilirjan Celibashi sqaroi se Nika nuk kishte respektuar procedurën ligjore të parashikuar për kandidatë të pavarur.

Sipas Celibashit, kandidatura e Nikës duhej të ishte propozuar nga një Komitet Nismëtar dhe të shoqërohej me dokumentacionin përkatës, përfshirë mbledhjen e firmave të mbështetjes nga qytetarët, raporton RTSH, përcjell KosovaPress.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat