Hetimet për Thumanë-Kashar, Dumani: Janë në kuadër të verifikimit të një çështjeje tjetër penale

Shqipëria

Hetimet për Thumanë-Kashar, Dumani: Janë në kuadër të verifikimit të një çështjeje tjetër penale

Më: 27 tetor 2025 Në ora: 18:57
Kreu i SPAK

Kreu i SPAK vijoi raportimin në Kuvend ditën e sotme për punën e Prokurorisë së Posaçme për vitin 2024, teksa më pas u pyet nga deputetë për disa çështje.

Një ndër to ishte dhe pyetja e deputetit Agron Shehaj, nëse SPAK po kryen hetime për koncesionin e rrugës Thumanë-Kashar.

Dumani u rezervua të jepte një përgjigje shteruese duke thënë se hetimet janë në kuadër të verifikimit dhe hetimit të një tjetër çështjeje penale.

Dumani: Po janë në hetim. Edhe lidhur me këtë çështje nuk mund të japë informacion është në kuadër të verifikimit dhe hetimit në kuadër të një çështje tjetër penale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat