Tritoli në makinën e punonjësit të Tatimeve në Shkodër, policia: Shpërthimi ndodhi sapo 38 vjeçari ndezi mjetin

Shqipëria

Tritoli në makinën e punonjësit të Tatimeve në Shkodër, policia: Shpërthimi ndodhi sapo 38 vjeçari ndezi mjetin

Më: 28 tetor 2025 Në ora: 12:10
Foto ilustrim

Policia e Shkodrës ka dhënë detaje në lidhje me shpërthimin me tritol, ku mbeti i plagosur punonjësi i Tatimeve, Enea Buzukja.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 11:35, në lagjen “Ndoc Mazi”, në momentin që shtetasi E. B. ka ndezur automjetin e tij, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në automjet.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. B., 38 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat