Dhunoi punonjësin e sigurisë të Gjykatës së Vlorës, Apeli liron avokatin

Shqipëria

Dhunoi punonjësin e sigurisë të Gjykatës së Vlorës, Apeli liron avokatin

Më: 28 tetor 2025 Në ora: 13:34
Avokat

Apeli i juridiksionit të Përgjithshem liron nga arresti në shtëpi avokatin R.Ll.

Apeli vendosi të liroje avokatin me garanci pasurore, 5 mln lek te vjetra duke caktuar ndaj tij masën “detyrim paraqitje”.

Avokati u arrestua pas konfliktit fizik me një punonjes sigurie të gjykates së Vlorës duke e goditur me grusht.

Mungesa e avokatit në procesin gjyqesor të dosjes Meta u bë shkak për shtyrjen e rradhës te seancës paraprake këtë të martë në GJKKO.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat