Europarlamentari Beleri: Më 11 maj paratë e shtetit u përdorën për vota

Shqipëria

Europarlamentari Beleri: Më 11 maj paratë e shtetit u përdorën për vota

Më: 28 tetor 2025 Në ora: 18:15
Eurodeputeti Fredi Beleri në mbledhjen e Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri

Eurodeputeti Fredi Beleri gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri, foli për blerje votash. 

Edhe pse i dënuar vetë për korrupsion në zgjedhje kur kandidoi si kryebashkiak në Himarë, Beleri tha se raporti i OSBE/ODIHR faktori se paratë e shtetit u përdorën për blerjen e votave, për zgjedhjet e 11 majit. 

“Nuk kam shumë për të thënë, desha vetëm të thoja që jam i kënaqur që jam këtu dhe se dua të kontribuoj me gjithçka që mundem. Ëndrra që Shqipëria të bëhet anëtare e BE, kam jetuar gjysmën e jetës në Shqipëri dhe gjysmën në Greqi. E kuptoj dallimin mes tyre, e di se është e nevojshme që Shqipëria të hyjë në Bashkimin Europian por shumë nga gjërat që janë thënë, nuk pasqyrojnë realitetin e vendit. 

 Realiteti është ajo që ka thënë ODIHR dhe parlamenti Europian për zgjedhjet në Shqipëri. U tregua se paratë e shtetit u përdorën për blerjen e votave. Një vend nuk mund të jetë i gatshëm të hyjë në BE, reforma duket se është në dështim. Qytetarët e Shqipërisë e ndjejnë që drejtësia nuk jepet në gjykata. Të gjitha këto duhen rregulluar”-u shpreh Fredi Beleri. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat