“Kemi pasur konflikte”, dëshmitë e stafit të lokalit nxjerrin “zbuluar” autorin e vrasjes së kolegut

Shqipëria

“Kemi pasur konflikte”, dëshmitë e stafit të lokalit nxjerrin “zbuluar” autorin e vrasjes së kolegut

Më: 29 tetor 2025 Në ora: 11:06
Vrasësi dhe viktima

Konflikti ka qenë i çastit vetëm për punën, teksa ka deklaruar se ka pasur marrëdhënie konfliktuale të gjata me të.

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, mëson se dëshmia bie ndesh me stafin tjetër të lokalit, të cilët kanë deklaruar se viktima Indrit Ismailllari, nuk ishte një njeri problematik dhe nuk grindej me asnjë njeri.

Viktima prej 5 vitesh ishte pjesë e këtij restoranti, ndërsa autori ishte pjesë e stafit prej disa muajsh.

Nuk kanë pasur debate të ashpra, teksa autori vijon të mbajë të njëjtën dëshmi duke treguar se “ndjehesha i kërcënuar, cënuar, kishim konflikte të vazhdueshme”, por kjo gjë nuk konfirmohet nga stafi i biznesit.

Sa i përket dinamikës së ngjarjes, gjithçka ka nisur për një proshutë. Autori kishte marrë një pjatë me proshutë, të cilën viktima i ka thënë të mos e marrë.

Fillimisht kanë nisur një debat verbal e më pas Filip Shehu ka marrë thikën dhe e ka goditur në qafë, duke i prekur arterien kryesore. Kjo plagë i mori edhe jetën 34-vjeçarit.

Autori, ka qëndruar i qetë duke pritur policinë, ndërkohë që pritet t’i bëhet një ekzaminim psikologjik.

Ai ka probleme sociale, prej muajsh jetonte i vetëm dhe kishte probleme me familjen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat