Operacioni “Rojtaret”, kapet 52-vjeçari për vjedhje në Tiranë

Shqipëria

Operacioni “Rojtaret”, kapet 52-vjeçari për vjedhje në Tiranë

Më: 31 tetor 2025 Në ora: 17:38
Operacioni “Rojtaret” në Tiranë

Policia e Shtetit ka arrestuar një 52-vjeçar nën dyshimet për kryerje të veprës penale vjedhje në rrugën “Musa Agolli” në Tiranë si pjesë e operacionit të koduar “Rojtaret”.

Sipas policisë, i dyshuari me inicialet P.Z. ka vjedhur një milion lekë dhe sende me vlerë 20 mijë euro, në kasafortën e një banese, raporton KosovaPress.

Policia ka sekuestruar dy automjete, një telefon mobil dhe një armë zjarri pistoletë me leje, gjatë kontrollit në banesën e 52-vjeçarit.

Në lidhje me rastin policia ka vënë në kërkim edhe shtetasin D. B. (56), banues në Tiranë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat