Nga “Let it Be”, te fjalimet politike që lanë gjurmë, Rama kujton Fatos Nanon përmes një ‘kartoline’

Shqipëria

Nga “Let it Be”, te fjalimet politike që lanë gjurmë, Rama kujton Fatos Nanon përmes një ‘kartoline’

Më: 1 nëntor 2025 Në ora: 08:24
Edi Rama- Fatos Nano

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një postim, dedikuar ish-kryeministrit Fatos Nano. Përmes një postimi, Rama ka sjellë një kolazh nga kujtimet e Fatos Nanos, në politikë, por dhe jetën private.

Rama tha se Nano sdo të ndahet asnjëherë nga kujtimet e tij dhe të vendit.

“MIRËMËNGJES 😊

dhe me këtë videokartolinë lamtumire për liderin historik të socialistëve, mikun tim të dikurshëm e të rigjetur sërish, Fatos Nanon, i cili u nda nga jeta pas një lufte sfilitëse me sëmundjen, por që nuk do të ndahet asnjëherë nga kujtimet tona e nga vendi i nderit në historinë e familjes sonë të madhe, u përcjell të gjithë atyre që e patën kryetar, shok e mik, ngushëllimet e mia vëllazërore💔”, shkruan përbri videos Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat