Vinin baste sportive nga telefoni, arrestohen 3 persona në Durrës

Shqipëria

Vinin baste sportive nga telefoni, arrestohen 3 persona në Durrës

Më: 1 nëntor 2025 Në ora: 14:53
Foto ilustrim

Këtë të premte janë arrestuar 3 persona, pasi vinin baste sportive nga celulari në një lokal në lagjen nr. 13, në Durrës.

Sipas raportimeve, janë vënë në pranga shtetasi E. M., 41 vjeç, E. D., 37 vjeç dhe D. D., 42 vjeç, këta dy të fundit vëllezër. Ndërkohë, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. P., 39 vjeç.

Të katër këta shtetas, banues në Durrës, u kapën në flagrancë në ambientet e lokalit, duke vënë baste sportive nëpërmjet llogarive që kishin aktive në celularët e tyre.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat