Kandidati i pavarur për bashkinë e Vlorës, Gjergji Nika ka ftuar në një debat publik, kundërshtaren e tij poliitke, kandidaten socialiste, Brunilda Mersini.
Në postimin e tij në Facebook, Nika shkruan se debati do të jetë mbi çështjet si bashkia, zhvillimi, programet dhe vizioni për të ardhmen e Vlorës.
Ai shton së nëse Mersini nuk pranon, fton në debat të gjithë deputetët e qytetit të Vlorës, për të diskutuar mbi punën, përgjegjësitë dhe të ardhmen e bashkisë.
Postimi i plotë:
Ftesë për debat publik
Ftoj kandidaten e Partisë Socialiste, znj. Brunilda Mersini, në një debat publik mbi çështjet që prekin qytetin tonë — Bashkinë, zhvillimin, programet dhe vizionin për të ardhmen e Vlorës.
Nëse znj. Mersini nuk pranon, ftoj në debat të gjithë deputetët e qytetit të Vlorës, për të diskutuar hapur mbi punën, përgjegjësitë dhe të ardhmen e bashkisë sonë.
Transparenca dhe dialogu janë thelbësore për një Vlorë më të mirë.