“E vrava për një arsye të fortë”/ Vrasja në Selenicë, zbardhet dëshmia e Bertil Alliajt

Shqipëria

“E vrava për një arsye të fortë”/ Vrasja në Selenicë, zbardhet dëshmia e Bertil Alliajt

Më: 2 nëntor 2025 Në ora: 08:08
Foto nga vendi i ngjarjes

Autori i dyshuar është marrë në pyetje për më shumë se një orë nga hetuesit.

Gjatë dëshmisë së tij, ai ka deklaruar se krimin e ka kryer për një “arsye të fortë”, të cilën ka refuzuar ta bëjë publike në këtë fazë.

“E vrava për një arsye të fortë që s’mund ta them, pasi i kisha thënë disa herë që duhet të reagonte,” – ka thënë ai përpara oficerëve të policisë.

Sipas burimeve, autori ka shtuar se ndoshta në një moment tjetër do të jetë gati të tregojë arsyen e vërtetë pas ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat