Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte, rreth orës 17:00, në segmentin Lushnje-Berat, pranë fshatit Kashte Bardhë.
Përplasja ka përfshirë dy automjete, pas një manovre të gabuar të njërit nga drejtuesit.
Si pasojë, të dy shoferët kanë marrë lëndime dhe po marrin trajtim mjekësor në spitalin e Lushnjes.
Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.