Rrëzohet mocioni me debat për Onkologjikun

Shqipëria

Rrëzohet mocioni me debat për Onkologjikun

Më: 6 nëntor 2025 Në ora: 14:42
Foto ilustrim

Mocioni me debat për Onkologjikun është rrëzuar pas votimit gjatë seancës së sotme plenare. Deputetët votuan 54 kundër mocionit dhe 26 pro. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi pas numërimit të votave deklaroi rrëzimin e kërkesës për mocion të kërkuar nga deputetët e PD-së.

“Sipas nenit 98 te rregullores, pasi dëgjuam një pro dhe kundër lidhur me mocionin e sjelle nga një grup i deputetëve të Partisë Demokratike, hedhim për votim mocionin për debat me kartona të hapur. Kush është pro, numëroni votat. Kush është kundër numëroni votat, abstenim. Rezultati sekretaria.

Mbani kartonat pak më gjatë që të kemi mundësi ti numërojmë. Numëroni pro, kush është pro. 26 pro. Kush është kundër. 54 kundër.

Rrëzohet kërkesa për mocion  me debat,” tha Peleshi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat