Moti i keq në vend, stuhi breshëri në Gramsh, Librazhd dhe Prrenjas

Shqipëria

Moti i keq në vend, stuhi breshëri në Gramsh, Librazhd dhe Prrenjas

Më: 8 nëntor 2025 Në ora: 17:30
Moti i keq ka përfshirë disa zona të qarkut të Elbasanit gjatë fundjavës

Moti i keq ka përfshirë disa zona të qarkut të Elbasanit gjatë fundjavës, duke sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave, reshje të dendura shiu, breshër dhe erëra të forta.

Sipas të dhënave paraprake, gjatë natës së kaluar dhe orëve të paradites së së shtunës, në disa zona malore, veçanërisht në bashkinë e Gramshit, janë regjistruar stuhi të forta lokale të shoqëruara me rënie të pazakontë breshëri.

Fenomeni është vërejtur gjithashtu edhe në disa fshatra malorë të bashkive Librazhd dhe Prrenjas, ku reshjet e breshërit kanë qenë të dendura, por me kohëzgjatje të shkurtër.

Deri më tani nuk raportohet zyrtarisht për dëme materiale apo në bujqësi të shkaktuara nga moti i keq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat