Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 5 të qytetit të Memaliajt.
Sipas raportimeve, zjarri ka shpërthyer në shtëpinë e Aristidh Laskës, i cili jeton i vetëm.
Dyshohet se zjarri ka nisur pas shpërthimit të bombolës së gatimit, duke përfshirë tendën e ballkonit dhe disa orendi shtëpiake.
Në momentin e ngjarjes, i moshuari nuk ndodhej në banesë.
Mësohet se ai kishte vendosur ushqimin për gatim dhe ishte larguar për pak kohë.