Rëndohet situata në Vlorë, uji u afrohet banesave në Novoselë

Shqipëria

Rëndohet situata në Vlorë, uji u afrohet banesave në Novoselë

Më: 20 nëntor 2025 Në ora: 19:00
Foto ilustrim

Situata në Novoselë, Vlorë, vijon të rëndohet, pasi niveli i prurjeve të lumit Vjosa është rritur ndjeshëm.

Aktualisht, lumi ka arritur kuotën 7.7 metra, duke shkaktuar dalje të ujërave në disa zona të ulëta pranë shtratit.

Sipas autoriteteve, uji i Vjosës i është afruar banesave, duke shtuar rrezikun për përmbytje, ndërsa banorët po qëndrojnë në gatishmëri.

Sakaq, autoritetet e emergjencave janë në terren dhe po monitorojnë nga afër situatën, ndërsa bëjnë thirrje që qytetarët të shmangin lëvizjet pranë lumit dhe të marrin masat e nevojshme për sigurinë e tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat