Shpëtohen tre shtetas sudanezë në Korçë

Shqipëria

Shpëtohen tre shtetas sudanezë në Korçë

Më: 23 nëntor 2025 Në ora: 20:52
Shtetasi sudanezë në Korçë

Shërbimet e Policisë Kufitare të Shqipërisë kanë gjetur në aksin rrugor Dardhë–Korçë tre shtetas të huaj sudanezë që po lëviznin këmbë në kushte të vështira atmosferike.

Të tre shtetasit janë marrë nga shërbimet e DVKM Korçë dhe janë akomoduar në qendrën e përkohshme të migrantëve pranë SPK Kapshticë, ku po trajtohen me ushqime, veshje dhe kanë marrë trajtim mjekësor, raporton KosovaPress.

Policia nuk dhënë më shumë informacion rreth shtetasve të huaj sudanezë dhe si u gjetën ata brenda territorit të shtetit shqiptar, por ka thënë se gjendja e tyre shëndetësore është stabile.

Njoftimi:

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë konstatuar në aksin rrugor “Dardhë–Korçë”, 3 shtetas të huaj sudanezë , të cilët lëviznin në këmbë në kushte të vështira atmosferike .

Të tre shtetasit janë marrë nga shërbimet e DVKM Korçë dhe janë akomoduar në qendrën e përkohshme të migrantëve pranë SPK Kapshticë, ku po trajtohen me ushqime , veshje dhe u është ofruar ndihmë mjekësore dhe aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat