Bylykbashi: Rama po bën avokatin e Ballukut, nuk e shkarkon sepse është i përfshirë kokë e këmbë

Shqipëria

Bylykbashi: Rama po bën avokatin e Ballukut, nuk e shkarkon sepse është i përfshirë kokë e këmbë

Më: 24 nëntor 2025 Në ora: 18:39
Oerd Bylykbashi

Në “Foltoren 2”, të organizuar para Kryeministrisë Oerd Bylykbashi deklaroi se kryeministri Edi Rama po bën avokatin e Belinda Ballukut në Gjykatën Kushtetuese.

Bylykbashi akuzoi kryeministrin Rama se po grabit paratë e shqiptarëve.

Gjithashtu ai bëri thirrje që çdo qytetar t’i bashkohet protestës, dhe të reagojnë për vjedhjen deri “në shporrjen” e kësaj qeverie.

“Kanë bërë përsëri të njëjtin projekt po dalin të dhëna që është e njëjta skemë grabitje si me tunelin e Llogarasë. Këto 1 miliard euro do t’i paguajnë shqiptarët një e nga një. Vjet kanë marrë 100 milion euro taksa shqiptare.

Për atë që e quajnë buxheti i shtetit, jo nuk është nga xhepi i shqiptarëve. Kanë arritur aty ku nuk I sheh më syri fare. Edi Rama pasi kemi SPAK që vendos të hyjë në lojën e Ramës e Ballukut, Edi Rama bën dhe Avokatin në Gjykatë Kushtetuese të Belinda Ballukut. Edi Rama pse nuk e shkarkon?

Është kokë e këmbë ai se nuk ka mundësi si me inceneratorit të kalojë aq shpejt. Por po mbron veten e vet dhe askënd tjetër. Është detyra jonë ta ndezim revoltën e shqiptarëve, për këtë që është shumë më tepër se vjedhje. Po bien themelet e shtetit një e nga një. Duhet që dhe ata që janë indiferentë t’i bëjnë të ndërgjegjshëm që kjo qeveri të shporret.”, ka thënë ndër të tjera Bylykbashi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat