Të shtëna me armë drejt një automjeti në Lushnje

Shqipëria

Të shtëna me armë drejt një automjeti në Lushnje

Më: 25 nëntor 2025 Në ora: 10:46
Foto ilustrim

Të shtëna me armë janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Lushnje.

Korrespondenti i Top Channel Bledar Korreshi bën me dije se është qëlluar drejt një automjeti, në afërsi të kryqëzimit të spitalit të këtij qyteti.

Deri tani nuk raportohet për të lënduar, ndërsa nuk dihet ende ndaj kujt është qëlluar. Në vendngjarje janë gjetur gëzhoja, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Sakaq, informacione paraprake sinjalizojnë se në fshatin Lifaj është gjetur një mjet i djegur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat