Zbulohet data kur zgjidhet Kreu i ri i SPAK, zëvendësuesi i Altin Dumanit

Shqipëria

Zbulohet data kur zgjidhet Kreu i ri i SPAK, zëvendësuesi i Altin Dumanit

Më: 25 nëntor 2025 Në ora: 17:11
Foto ilustrim

Në datën 11 dhjetor në KLP do të zhvillohen intervistat me katër prokurorët që kandidojnë për të marrë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, pas largimit të Altin Dumanit.

Për pozicionin e kreut të SPAK kandidojnë Klodian Braho, Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu dhe Elvin Gokaj.

Fillimisht, ishte diskutuar që intervistat të mbaheshin më 4 dhjetor, por më pas data u shty dhe u caktua më 11 dhjetor.

Po në këtë ditë pritet që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të zgjedhë me votim kreun e ri të SPAK, i cili do të marrë zyrtarisht detyrën më 19 dhjetor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat