Në Vlorë mbahet ceremonia e ngritjes së flamurit, e pranishme edhe presidentja Osmani

Shqipëria

Në Vlorë mbahet ceremonia e ngritjes së flamurit, e pranishme edhe presidentja Osmani

Më: 28 nëntor 2025 Në ora: 10:35
Foto nga ceremonia e ngritjes së flamurit

Ka nisur këtë të premte ceremonia e përkujtimit të 113-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë në Vlorë.

Gjatë ceremonisë është parë të mbërrijnë Kryeministri Edi Rama, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, Presidenti i Republikës Bajram Begaj Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi dhe Kryetarja e Bashkisë së Vlorës Bruna Mersini.

Përkujtimi ka nisur në Memorialin e Pavarësisë në Vlorë, në sheshin e “Flamurit”.

Sipas protokollit, ceremonia ka filluar me intonimin e Himnit Kombëtar dhe më pas do të vijojë me homazhet në memorialin e Ismail Qemalit, simbolit të Pavarësisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat