25-vjetori i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, Presidenti Begaj: Marrëdhënie strategjike me SHBA!

Shqipëria

25-vjetori i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, Presidenti Begaj: Marrëdhënie strategjike me SHBA!

Më: 3 dhjetor 2025 Në ora: 23:01
Presidenti i Republikës Bajram Begaj në ceremoninë e 25-vjetorit të Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri

Presidenti i Republikës Bajram Begaj mori pjesë në ceremoninë e 25-vjetorit të Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri.

Në fjalën e mbajtur në këtë  ceremoni, Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë e forcimit të partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.
Presidenti Begaj u shpreh: “Kjo marrëdhënie strategjike është shprehur qartë edhe në mbështetjen e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë forcimit të shtetit të së drejtës, sundimit të ligjit, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kjo është një mbështetje vendimtare për përparimin tonë demokratik dhe konsolidimin e institucioneve”.

Ndërsa vlerësoi misionin dhe veprimtarinë e Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri për zhvillimin e vendit në fusha, si: arsimi, kultura dhe turizmi, Presidenti Begaj theksoi dhe kontributin e saj në forcimin e bashkëpunimit ekonomik Shqipëri – SHBA.

Presidenti i Republikës nënvizoi, gjithashtu, rritjen e ndjeshme të shkëmbimeve ekonomike gjatë viteve të fundit mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe rritjen e investimeve të drejtpërdrejta amerikane në Shqipëri. Në këtë kontekst, Presidenti i Republikës u shpreh se arritjet e deritanishme dëshmojnë se potenciali i bashkëpunimit ekonomik është akoma më i madh dhe duhet parë si pjesë e një partneriteti afatgjatë dhe strategjik, ashtu siç konsiderojmë edhe partneritetin tonë politik, atë të sigurisë dhe të mbrojtjes.

Presidenti Begaj vlerësoi dhe rëndësinë e bashkëpunimit në fusha si teknologjitë e reja, inovacion dhe Inteligjencë Artificiale, pasi këto do të sjellin transferim dijesh, shkëmbime ekspertizash, rritje të produktivitetit të bizneseve dhe mundësi të reja investimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat