U rrëzua në trotuar si pasojë e erës së fortë, ndërron jetë 50-vjeçarja në Vlorë

Shqipëria

U rrëzua në trotuar si pasojë e erës së fortë, ndërron jetë 50-vjeçarja në Vlorë

Më: 4 dhjetor 2025 Në ora: 14:21
Foto ilustruese

Një grua rreth 50-vjeçe humbi jetën sot në Vlorë, pasi dyshohet se u rrëzua në trotuar si pasojë e erës së fortë.

Përmes një informacioni paraprak policia e Vlorës njoftoi se:

“Sot rreth orës 11:30, në lagjen “Pavarësia 2”, në bulevard, përballë stadiumit, një

shtetase rreth 50 vjeçe dyshohet se si pasojë e erës së fortë, është rrëzuar dhe është përplasur në trotuar, duke ndërruar jetë”, transmeton KosovaPress.

Sipas policisë, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin e viktimës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat