“SPAK krijesë amerikane”, Hila: Ata që drejtojnë në DASH të frikshëm

Shqipëria

“SPAK krijesë amerikane”, Hila: Ata që drejtojnë në DASH të frikshëm

Më: 4 dhjetor 2025 Në ora: 23:46
Foto ilustrim

Gazetari Dritan Hila  i ftuar në emisioni “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me zgjedhjet në SPAK për kreun e ri. Hila theksoi se kohët e fundit ka patur deformim të sistemit pasi SPAK po përgjon KLP-në gjë që duhet ta bënte KLP-ja ndaj SPAK.

Ai shtoi se kreu i SPAK, Altin Dumani zhvilloi një takim në Amerikë për të vijuar vazhdimin e mandatit të tij.

Gazetari theksoi se SPAK është një krijesë amerikane dhe çdo goditje e SPAK janë më orientim amerikan.

“Unë mendoj që në këtë moment në DASH po drejtojnë aparacikët dhe këta janë më të frikshëm sepse nuk kanë nuhatje politike dhe nuk e njohin terrenin. Janë ata që kanë bërë gropa në politiken e jashtme në disa vende të botës dhe deri në një moment që Rubio mund të fusë në kontroll politiken e jashtme. Mbetët pak e frikshme sepse nëse godet superstrukturën e një shteti është e vështirë të krijosh një klasë tjetër politike dhe ta implementosh”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat