Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit të Posaçëm për Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçajn, të dyshuar për vrasjen e ish-policit Santiago Malko.
Vendimi u dha në dhomën e këshillit nga tresha penale Ilir Panda, Sandër Simoni dhe Medi Bici.
Ilir Selmani u dënua më 16 nëntor të vitit 2023 me vendim të formës së prerë me 28 vite burg, ndërsa vendimi i shkallës së parë për Elvis Gaccaj u prish në atë kohë nga Apeli i Posaçëm, i cili vendosi ta rikthejë çështjen për rigjykim në GJKKO.
Për vrasjen e Santiago Malkos po gjykohet edhe Leonard Duka, i cili ndodhet në fazën përfundimtare të mbrojtjes. Ndërkohë, një ditë më parë Apeli rikonfirmoi edhe njëherë dënimin me 25 vite burg për Blendi Tetën, një tjetër person të përfshirë në vrasjen e ish-policit.