Burri tentoi ta vriste, policia publikon pamjet nga momenti!

Shqipëria

Burri tentoi ta vriste, policia publikon pamjet nga momenti!

Më: 6 dhjetor 2025 Në ora: 10:44
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Vaut të Dejës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, kanë konstatuar një lokal për përdorim droge dhe për lojëra fati.

Gjatë kontrollit të subjektit bar-kafe, në përdorim nga shtetasi me iniciale A. P., në fshatin Stajkë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike kanabis, një valixhe me çipsa pokeri, letra bixhozi të cilat përdoren për lojëra fati, si dhe një mjet prerës (thikë).

Si rezultat i hetimeve u arrestua shtetasi A. P., 39 vjeç, banues në fshatin Stajkë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën edhe një sasi tjetër lënde narkotike kanabis, fara të dyshuara kanabis dhe një mjet prerës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat