35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi rrugën Shqipërisë evropiane

Shqipëria

35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi rrugën Shqipërisë evropiane

Më: 8 dhjetor 2025 Në ora: 08:42
35 vjet nga lëvizja studentore

35 vjet më parë, në Tiranë ushtoi thirrja e dhjetëra e qindra studentëve idealistë, “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa!”.

Në këtë përvjetor, presidenti shqiptar, Bajram Begaj, përmes një postimi në Facebook tha se guximi dhe lëvizja rinore e dhjetorit ’90 i hapën rrugën Shqipërisë evropiane.

“Si sot, 35 vjet më parë, në rrugët e Tiranës ushtoi thirrja e studentëve idealistë: “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa!”. Guximi dhe lëvizja rinore e Dhjetorit ’90 i hapën rrugën Shqipërisë evropiane”, ka shkruar ai.

“Çdo hap që hedhim në këtë rrugëtim nderon guximin rinor që rrëzoi perden e hekurt që e ndante Shqipërinë nga Evropa”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat