“Mik i çmuar”/ Rama vizitë në Jordani, pritet nga mbreti Abdullah II bin Al-Hussein

Shqipëria

“Mik i çmuar”/ Rama vizitë në Jordani, pritet nga mbreti Abdullah II bin Al-Hussein

Më: 8 dhjetor 2025 Në ora: 14:14
Foto nga takimi

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Aman të Jordanisë.

Kreu i qeverisë, i cili ka ndarë disa foto në Facenook, është pritur nga vetë Mbreti i Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein.

Krahas fotove të publikuara, Rama e quan mbretin  Jordanisë ‘një monark i respektuar botërisht dhe një mik i çmuar posaçërisht’.

“Aman, Jordani – I nderuar nga mikpritja e veçantë e Mbretit të Jordanisë Abdullah II bin Al-Hussein, një monark i respektuar botërisht dhe një mik i çmuar posaçërisht”, shkruan Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat