Kreu i ri i SPAK, Ambasada Britanike: KLP të realizojë proces të lirë e transparent

Shqipëria

Kreu i ri i SPAK, Ambasada Britanike: KLP të realizojë proces të lirë e transparent

Më: 10 dhjetor 2025 Në ora: 16:42
Foto ilustrim

Ambasada Britanike në Tiranë ka reaguar më anë të një postimi në facebook lidhur me zgjedhjet e kreut të SPAK që pritet të zhvillohet ditën e nesërme të 11 dhjetorit.

Ambasa Britanike thekson se sa i rëndësishëm është ky hap për Shqipërinë me qëllim forcimin e shtetit të së drejtës, kryesisht të zhvilluar në mënyrë transparente.

“Zgjedhja e Drejtuesit të SPAK është një hap i rëndësishëm në përparimin e Shqipërisë për forcimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit.

Është e rëndësishme që Këshilli i Lartë i Prokurorisë ta realizojë këtë proces në mënyrë të lirë, të drejtë dhe transparente.

Mbretëria e Bashkuar pret me padurim të bashkëpunojë me këdo që do të zgjidhet për të vazhduar dhe forcuar marrëdhënien tonë të shkëlqyer”, shkruan Ambasada Britanike në Tiranë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat