Zhgënjim për pensionistët/ Bonusi i vogël, nevojitet rritje e vërtetë e pensioneve

Shqipëria

Zhgënjim për pensionistët/ Bonusi i vogël, nevojitet rritje e vërtetë e pensioneve

Më: 11 dhjetor 2025 Në ora: 21:00
Foto ilustrim

Pensionistët në Korçë kanë reaguar me pakënaqësi lidhur me bonusin e fundvitit, duke e cilësuar atë të pamjaftueshëm dhe si tregues të mungesës së vëmendjes ndaj kësaj shtrese të shoqërisë. Për ta, respekti nuk matet me një shumë të vogël një herë në vit, por me politika të qëndrueshme që u garantojnë siguri dhe mirëqenie gjatë gjithë vitit.

Bonusi i fundvitit nuk ka arritur t’i ngushëllojë pensionistët, të cilët theksojnë se jetesa është bërë gjithnjë e më e vështirë dhe se shumat e premtuara nuk sjellin asnjë ndryshim të ndjeshëm në buxhetin e tyre mujor. Ata shprehen se bonuset nuk janë zgjidhje, por thjesht masa për të dhënë përshtypjen se po bëhet diçka për ta.

Një pjesë e mirë e pensionistëve pranojnë se mbështetjen kryesore e marrin nga fëmijët e tyre, të cilët jetojnë në emigracion.

E njëjta situatë paraqitet edhe në Kurbin, ku pensionistët kanë krijuar radhë të gjata në pritje të bonuseve të pensionit. Mbështetjen financiare të qeverisë për festat e fundvitit, pensionistët e Kurbinit e cilësojnë të pamjaftueshme, madje si një “tallje”, duke theksuar se shuma e përfituar nuk mbulon as nevojat minimale.

Pensionistët kërkojnë jo bonuse të përkohshme, por rritje dinjitoze të pensioneve, që të mund të përballojnë jetesën me dinjitet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat