“S’mund të rrimë duke ngrohur karriget”, Salianji me demokratët në Gjirokastër: Problemi i brendshëm në PD është i pakapërcyer

Shqipëria

“S’mund të rrimë duke ngrohur karriget”, Salianji me demokratët në Gjirokastër: Problemi i brendshëm në PD është i pakapërcyer

Më: 11 dhjetor 2025 Në ora: 21:40
Ervin Salianji

Ish-deputeti Ervin Salianji, pas Durrësit ka vijuar takimet me strukturat e PD në qytetin e Gjirokastrës, nga ku deklaroi se “problemi i brendshëm në Partinë Demokratike është i pakapërcyer”.

Gjatë fjalës së tij, Salianji tha se tashmë pas 7 muajsh nga zgjedhjet parlamentare, PD nuk mund të rrijë të ngroh karriget dhe të mos flas për probleme.

“Nuk mund të rrimë edhe 7 muaj pas zgjedhjeve për të ngrohur karriget tona dhe të mos flasim për disa probleme. Problemi i brendshëm është i pakapërcyer.

Plaket Shqipëria/ Vjerdha: Shifrat flasin realitetin që shohim çdo ditë, faktorët ekonomik s'duhen anashkaluar

Në këtë periudhë nuk ka ndryshuar gjë. Për vite të tëra kemi qenë parti që reagon”, tha Ervin Salianji.

Ndër të tjera, demokrati theksoi se  vendi ka nevojë për energji të reja dhe se shqiptarët kërkojnë ndryshim real, që siç tha ai, mund ta sjellë vetëm PD.

“Edi Ramën ne duhet ta mundim dhe mund ta mundim. Por nuk mund të rrimë edhe 7 muaj pas zgjedhjeve për të ngrohur karriget tona dhe të mos flasim për disa probleme.

Problemi i brendshëm është i pakapërcyer. Në këtë periudhë nuk ka ndryshuar gjë.

Për vite të tëra kemi qenë parti që reagon, por parti që kujton të shkuarën duket shpeshherë.

Vendi ka nevojë për energji të reja dhe njerëz që kanë marrë votëbesimin e qytetarëve.

Është e vështirë që një parti politike të fitojë pa pasur të vërtetën dhe moralin me vete dhe kjo është e vërteta jonë. Edi Rama këtë nuk mund ta mundë dot.

Është e vështirë që një parti politike të fitojë nëse nuk ndryshon gjuhën politike të drejtimit. Shqiptarët kërkojnë ndryshim real që vetëm PD mund ta sjellë”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat