Shqipëria hap rrugën për fluturime transoqeanike me Kanadanë

Shqipëria

Shqipëria hap rrugën për fluturime transoqeanike me Kanadanë

Më: 12 dhjetor 2025 Në ora: 18:29
Foto ilustrim

Shqipëria i ka hapur rrugë nënshkrimit të një marrëveshjeje dypalëshe me Kanadanë për nisjen e fluturimeve ajrore transoqeanike midis dy vendeve, pas miratimit në parim të marrëveshjes nga Këshilli i Ministrave.

Këshilli i Ministrave miratoi marrëveshjen në mbledhjen e sotme.

Marrëveshja për transportin ajror do të mundësojë krijimin e një kuadri të ri bashkëpunimi që lehtëson nisjen dhe zhvillimin e fluturimeve direkte ndërmjet Shqipërisë dhe Kanadasë, duke forcuar lidhjet ekonomike, turistike dhe sociale mes dy vendeve, shkruan ATSH.

Vendimi i Këshillit të Ministrave hyn në fuqi menjëherë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat