Kukësi nën “pushtetin” e mjegullës së dendur! Rrezik për drejtuesit e mjeteve, apel për kujdes të shtuar

Shqipëria

Kukësi nën “pushtetin” e mjegullës së dendur! Rrezik për drejtuesit e mjeteve, apel për kujdes të shtuar

Më: 13 dhjetor 2025 Në ora: 11:19
Foto ilustrim

Kukësi e ka nisur fundjavën nën mbizotërimin e mjegullës së dendur, e cila ka qenë e pranishme pothuajse gjatë gjithë javës duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve.

Në disa segmente rrugore, mjegulla ka mbuluar plotësisht zonën, duke krijuar kushte të rrezikshme për lëvizjen.

Megjithatë, deri në këto momente nuk janë raportuar aksidente. Autoritetet rrugore u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar.

Policia rekomandon uljen e shpejtësisë, respektimin e sinjalistikës rrugore dhe përdorimin e dritave të mjegullës, veçanërisht në zonat me terren më të ulët, ku ky fenomen është më i theksuar.

Qëllimi i këtyre masave është shmangia e aksidenteve dhe garantimi i sigurisë në rrugë.

Edhe në shumë zona të Kosovës ka filluar të shfaqet mjegull e dendur, sidomos në vende me lartësi më të ulët, gjë që ul dukshmërinë duke e bërë qarkullimin e mjeteve më të rrezikshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat