Gërmime në zonën e varreve monumentale ilire në Mokër, arrestohen tre të rinj

Shqipëria

Gërmime në zonën e varreve monumentale ilire në Mokër, arrestohen tre të rinj

Më: 13 dhjetor 2025 Në ora: 14:51
Foto ilustrim

Policia e Pogradecit prej 1 muaji ka vijuar hetimet lidhur me persona që kryejnë gërmime në zonën e varreve monumentale ilire të fshatit Selcë të poshtme në Mokër.

Sipas të dhënave, kanë qenë tre të rinj të cilët janë konstatuar pak më parë duke kryer gërmime në këtë zonë arkeologjike.

Mësohet se policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po shoqëron tre të rinjtë ndërsa pritet të ketë edhe arrestime lidhur me ngjarjen.

Burime bëjnë me dije se gërmimet bëhen për shkak të gjetjeve të sendeve me vlerë pasi zona është arkeologjike dhe nuk lejohet që të kryhet asnjë gërmim brenda territorit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat