Votohen pa diskutim projektligjet/ Mbyllet seanca plenare

Shqipëria

Votohen pa diskutim projektligjet/ Mbyllet seanca plenare

Më: 18 dhjetor 2025 Në ora: 11:49
Situata e tensionuar në Kuvend

Mes trazirave dhe kaosit është mbyllur seanca plenare e ditës së sotme dhe e fundit e këtij sesioni parlamentar. Mazhoranca kaloi në votim pa diskutimet projektigjet në rendin e ditës, pas kërkesës së grupit të PS-së, Taulant Ballës.

Seanca e sotme nisi me debate pasi deputetët demokratë, u ulën në vendet e disa prej ministrave.

Më pas për uljen e tensioneve ndërhynë edhe punonjësit e Gardës, të cilët u përplasën fizikisht me deputetët e PD-së.

Këta të fundit  kanë ndezur disa herë flakadanë, të cilat u nxorrën jashtë nga gardistët. Mes përshkallëzimit të tensioneve, kryeparlamentari Niko Peleshi përjashtoi Klevis Balliun dhe Flamur Nokën. Po ashtë në nisje të seancës Endrit Shabani u betua si Avokat i Popullit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat